I ndalet seria e fitoreve Amir Rrahmanit me Napolin

- Bota Sot

I ndalet seria e fitoreve Amir Rrahmanit me Napolin

Skuadra e Napolit pas 7-të fitoreve radhazi në Serie A, kësaj radhe u ndalën në kryeqytetin italian, duke luajtur baras me rezultat 1:1 me Romën.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin duke dëshmuar lojë të mirë dhe kontribuar në barazim.

Spinazzola në minutën e 29-të shënoi për skuadrën e Napolit.

]Në minutën e 90+2 Angelino e ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së 23-të Napoli kryeson me 54 pikë e ka tre pikë e një ndeshje më shumë se Interi në vend të dytë.

Roma mban vendin e nëntë me 31 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot