Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

- Bota Sot

Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Zëvendësguvernatori i një rajoni rus është vrarë duke luftuar në Ukrainë, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë rus që ka vdekur në luftë.

Sergej Efremov, zëvendësguvernatori i rajonit lindor të Rusisë, Primorsky Krai, u vra në një betejë me forcat ukrainase në rajonin e Kurskut.

Kjo u bë e ditur edhe nga vetë guvernatori Oleg Kozhemyako, shkruan yahoonews.

Efremov u stërvit si ushtar dhe u diplomua në kolegjin prestigjioz të oficerëve ajror në Ryazan.

Ai ngriti një njësi vullnetare të quajtur Tigrat në qershor 2022, me të cilën luftoi deri në vitin 2023 kur u kthye në Primorsky Krai.

Raportohet se ai po udhëtonte kur vetura e tij u hodh në erë nga një minë tokësore.

Ndryshe, para vdekjes së Efremov, zyrtarët më të lartë rus që kanë vdekur në luftë ishin disa deputetë rajonalë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot