Interi bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

- Bota Sot

Interi bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, ka konfirmuar në rrjetet sociale se nga sezoni i ardhshëm do të transferohet te Interi si transferim i përhershëm. Disa burime pohojnë se Interi ka arritur një marrëveshje me Dinamo e Zagrebit për një transferim të përhershëm prej 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro bonuse.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano dha lajmin të dielën në mbrëmje dhe Sucic komentoi në postimin e tij në Instagram me emoji me zemër zi dhe kaltër,.

Suçiç ka tre gola dhe dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Interi ka kompletuar një nënshkrim në afatin kalimtar të dimrit, duke marrë Nicola Zaleëski në huazim nga Roma. Reprezentuesi polak bëri një ndikim të menjëhershëm në San Siro teksa dha një asistim për Stefan de Vrij kundër Milanit të dielën.

Interi gjithashtu ka huazuar Tajon Buchanan te Villarreal dhe Tomas Palacios te Monza këtë muaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot