Turi në Evropë, Sylvinho ndalet në Milano, ndjek derbin e “Madonnina-s”, takim “kokë më kokë” me Asllanin

- Bota Sot

Turi në Evropë, Sylvinho ndalet në Milano, ndjek derbin e “Madonnina-s”, takim “kokë më kokë” me Asllanin

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doviva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot