Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare ish futbollisti i njohur brazilian Antonio Lima dos Santos, raportojnë mediat braziliane.
Lima ka qenë anëtar i kombëtares braziliane dhe ka luajtur 14 ndeshje për ekipin kombëtar midis viteve 1963 dhe 1966, duke shënuar katër gola, dhe ishte gjithashtu pjesëmarrës në Kupën e Botës 1966 në Angli.
Lima e filloi karrierën e tij në radhët e të rinjve të Juventusit nga Sao Paulo, nga ku kaloi te Santos-i i famshëm, për të cilin luajti për dhjetë vjet nga viti 1961 deri në 1971 dhe ishte shok skuadre me legjendarin Pele.
Më vonë ai luajti për Jalisco në Meksikë, më pas për Fluminensen, Tampa Bayn dhe Paulistan, ku e mbylli karrierën e tij në vitin 1976.
Gjatë karrierës së tij, ai fitoi dy tituj të Kampionatit Botëror për klube, fitoi dy herë Copa Libertadores, ishte gjashtë herë kampion i Brazilit dhe shtatë herë kampion i shtetit të Sao Paulos.