Neymar mbërrin me helikopter në stërvitjen e parë me Santosin

- Bota Sot

Neymar mbërrin me helikopter në stërvitjen e parë me Santosin

Neymar është në qendër të vëmendjes në Brazil, që nga momenti kur u zyrtarizua rikthimi i tij te Santosi.

Sulmuesi anësor, i cili pati një periudhë të vështirë në futbollin saudit për shkak të lëndimeve, ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me klubin e fëmijërisë, me shpresën për t’u rikthyer në listën e kombëtares braziliane.

Në stërvitjen e tij të parë me Santosin, Neymar nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi ka mbërritur në seancë me helikopterin e tij.

Lojtari zbarkoi në njërën nga fushat e “Qytetit Sportiv” një orë para fillimit të stërvitjes, duke lënë të habitur shumë prej të pranishmëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot