Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë luhen më 5 e 6 shkurt

- Bota Sot

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë luhen më 5 e 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6 shkurt.

Të mërkurën, në orën 13:30, do të zhvillohen dy ndeshje; Bylis – Egnatia dhe Laçi – Partizani.

Po në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të luhet takimi AF Elbasani – Vllaznia.

Të enjten është programuar vetëm një takim, Dinamo City – Skënderbeu, i cili do të luhet në orën 17:00.

Kupa e Shqipërisë:
Bylis – Egnatia 05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani 05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia 05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu 06.02.2025 17:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot