Te Sivasspor nuk e kanë toleruar aspak sjelljen e Rey Manajt në ndeshjen me Eyupspor, takim që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit.
Në minutën e 87-të të takimit, trajneri i Sivasspor, Omar Erdogan vendosi që të zëvendësonte shqiptarin. Por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të trajnerin turk.
VIDEO/ Nuk pranoi zëvendësimin, Rey Manaj “shpërthen” në ofendime dhe nerva ndaj trajnerit të tij
Sulmuesi shqiptar ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të skuadrës turke, me Erdogan që i bënte më shenjë që duhet të pushonte së foluri. Për këtë sjellë klubi e ka “ndëshkuar”.
Në sfidën që skuadra e Sivasspor luajti ditën e sotme ndaj Kocaelispor, Manaj nuk ishte fare i grumbulluar me skuadrën. Madje në lajmet e fundit të skuadrës turke të hedhura në faqet e tyre zyrtare, duket qartazi mungesa e lushnjarit.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cila është masa që ka marrë sulmuesi dhe çfarë do të ndodhë mes palëve në vazhdim.