Mathys Tel huazohet te Tottenham

- Bota Sot

Mathys Tel huazohet te Tottenham

Mathys Tel huazohet te Tottenham.

Lajmi tashmë është zyrtar dhe Bayern ka bërë një goditje të madhe në aspekt financiar.

Sipas gazetarit të njohur Christian Falk, klubi gjerman do të përfitojë 10 mln euro për një huazim që vlen vetëm 6 muaj.

Pas datës 30 qershor, sulmuesi Francez, i blerë për 32 mln euro nga Bayern kur ishte 17 vjeç, do të vendosë sipas dëshirës nëse do të shitet te Tottenham.

Nëse transferimi kryhet, Tottenham duhet të paguajë 55 mln euro të tjera për lojtarin e talentuar.

Ndërkohë, pagën e Tel për 6 muaj nuk do ta paguajë Bayern, por Tottenham. Çdo detaj i kësaj marrëveshjeje tregon se Bayern ka bërë super biznes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot