Rahoveci e ka më së të qartë, se pranvera do të jetë shumë e nxehtë në luftë për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës – Grupi A.
Rahoveci është në vend të nëntë me 7 pikë e ka një më shumë se pozita e fundit, Mitrovica.
Fidan Gërbeshi, futbollist me përvojë, ka përforcuar radhët e Rahovecit.
“Fidan Gerbeshi Transferohet nga FC Vushtrria në KF Rahoveci për sezonin pranveror
Ky transferim pritet të sjellë përforcim të rëndësishëm në skuadrën e tonë, duke synuar forcimin e linjës së mbrojtjes së ekipit në garat e mbetura të kampionatit.
Fidan Gerbeshi është një lojtar me eksperiencë në futbollin tonë, duke kontribuar me paraqitje të mira te FC Vushtrria.
Transferimi i Gerbeshit vjen si një hap i rëndësishëm për klubin, i cili ka shpallur objektivin për të përmirësuar renditjen tabelare.
KF Rahoveci shpreh besimin se Gerbeshi do të jetë një nga elementët kryesorë për arritjen e qëllimeve të sezonit, duke ofruar një eksperiencë të vlefshme dhe një nivel të lartë loje”, njofton FC Rahoveci.