Vëlla e motër nga Kosova, në turneun në Gjermani

- Bota Sot

Vëlla e motër nga Kosova, në turneun në Gjermani

Vëlla e motër, Andis e Anda, përgatiten për turneun e madh të pingpongut që mbahet në Gjermani.

Synimi i Andisit dhe Andës është që të arrijnë rezultate sa më të mira.

Prindi i tyre, Osman Çeku, tha se po përgatiten maksimalisht për sfidën në Berlin.

Sipas Osman Çekut, me një përgatitje të mirë e më pak fat nuk do të mungojnë rezultatet me topin e celoludit.

“Vajza dhe djali do të marrin pjesë ne Berlin prej 10 -16 mars në turneun ‘International Contender’, ku do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës.

Vajza është lojtare e Dritës së Gjilanit dhe djali si lojtar i Lirisë së Prizrenit

Aty marrin pjesë vetëm lojtar të Kombëtareve, jo çdo kush. Është turne i veçantë”, tha Osman Çeku për gazetën kombëtare “Bota sot"



Lexoni të gjitha në Bota Sot