Nis shitja e biletave për ndeshjen Islandë – Kosovë

- Bota Sot

Nis shitja e biletave për ndeshjen Islandë – Kosovë

Ka nisur shitja e biletave për duelin Islandë – Kosovë, që do të zhvillohet më 23 mars në Murcia të Spanjës.

Ndeshja, e cila është e dyta dhe pjesë e "playoff" për inkuadrim në Ligën B të Nations League do të zhvillohet në stadiumin “Enrique Roca” dhe do të fillojë në orën 18:00.

Biletat për këtë ndeshje janë në dispozicion përmes sistemit të shitjes së biletave spanjoll “Compralaentrada” dhe çmimi i tyre është 30 euro. Tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, mund të sigurojnë biletat përmes këtij sistemi.

Ndërkohë, më 20 mars, Kosova do të luajë ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Prishtinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot