Parashikimi i motit për ditën e sotme

- Bota Sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell, kurse vranësira parashihen në relievin malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C.

Ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C.

Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot