Protesta në Serbi, studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave

- Bota Sot

Protesta në Serbi, studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave

Ka përfunduar protesta para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe nxënësit janë ende të mbledhur dhe brohorisin se nuk do të lejojnë shantazhet e drejtuara ndaj pedagogëve dhe mësuesve të tyre. Në tubim folën Sandra Radovanoviq, mësuese në shkollën fillore “Ivo Andriq” dhe Iva Drashkiq Viçanoviq, dekane e Fakultetit Filologjik. Më parë janë bërë homazhe për viktimat e tragjedisë në Novi Sad dhe për të vrarët në shtëpinë e të moshuarve në Barajevë. Para kësaj protestës studentët dhe qytetarët iu bashkuan protestë së punëtorëve të GSP-së, të cilët u mblodhën tek depoja në Dorçol dhe më pas arritën deri tek Kuvendi i Qytetit, ku parashtruan kërkesat e tyre. Ndër kërkesat është pezullimi i procesit të shfuqizimit të trolejbusëve dhe garancia që depoja e Dorçol nuk do tu dorëzohet kompanive private.

Mesazhi nga tubimi para Ministrisë së Arsimit: Studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme

Mesazhi kryesor i dërguar nga tubimi është se studentët dhe dekanët do të solidarizohen me mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilëve po u bëhet presion që të tërhiqen dhe të mos mbështesin protestat.

Me tubimin e sotëm, pranë tyre kanë qëndruar dekanët e tetë fakulteteve ku shkollohen pedagogë dhe profesorët, si dhe nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnazistit, të cilëve u kanë thënë se nuk janë vetëm dhe se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar presione të mëtejshme, raporton reporteri i N1.

Në takim u tha se inspektorët e arsimit duhet ti mbrojnë mësuesit dhe janë ata që po bëjnë presion ndaj tyre.

Plani është që mësuesit e shkollave fillore të kthehen nesër dhe të dorëzojnë kërkesat e tyre në Ministrinë e Arsimit.

Një mesazh solidariteti ju dërgua të gjithë atyre që janë duke bërë presion, ndërsa mësuesit në tubim u shprehën të habitur nga mbështetja e gjimnazistëve, shumë prej të cilëve ishin në tubim.

Rruga Nemanjina, ku ndodhet Ministria, ishte e mbyllur për qarkullim dhe e mbushur me pjesëmarrës në protestë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot