Drita e përforcon mesfushën me një ganez

- Bota Sot

Drita e përforcon mesfushën me një ganez

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se e ka përforcuar repartin e mesfushës.

Gjilanasit e kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit defanziv, Derrick Bonsu.

Futbollisti që luajti së fundmi në Sllovaki ka nënshkruar me liderin e Superligës deri në qershor të vitit 2027.

“Intelektualët” i kanë uruar mirëseardhje lojtarit, për të cilin besojnë se do ta japë kontributin e tij në arritjen e objektivave.

Drita do ta nisë nesër pjesën e dytë të sezonit kundër Malishevës në kuadër të xhiros së 19-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot