Mister me biletat, derbi Partizani-Tirana mbetet në ajër

- Bota Sot

Mister me biletat, derbi Partizani-Tirana mbetet në ajër

Axhenda e derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, e programuar për të dielën në orën 13:30 në stadiumin “Arena e Demave”, nuk ka marrë ende formën zyrtare, pasi pritet një konfirmim nga Policia e Shtetit për masat e sigurisë.

Deri dje nuk ka pasur diçka të tillë as nga vetë klubi i Partizanit si pritës, që natyrisht do të nxjerri në shitje edhe biletat.

Vetëm 5 % e kapacitetit të stadiumit prej rreth 4 mijë vendesh, do të jenë në dispozicion të tifozëve të Tiranës.

Gjithsesi, nuk është çudi që të ketë ndryshim për stadiumin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot