Flick paralajmëron Barcelonën

- Bota Sot

Flick paralajmëron Barcelonën

Barcelona dhe Valencia do të kryqëzojnë sërish rrugët e tyre vetëm pak ditë nga ai turpërim që skuadra e Flick i bëri në La Liga, duke e mundur 7-1.

Sonte në mbrëmje, dy skuadrat do të përballen në Kupën e Mbretit për një vend në gjysmëfinale. Flik e di më mirë se kushdo se në “Mestalla” do të jetë një tjetër muzikë. Ai as që e mendon se do të ndodhë diçka e ngjashme si në “Montjuiç”.

Ndaj ai ka zgjedhur të mos e marrë për referencë fitoren 7-1 të ekipit të tij në La Liga.

Gjermani donte të bënte të qartë se pret një përballje krejt ndryshe dhe theksoi atmosferën që do të hasin katalanasit në përpjekjen e tyre për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

“Kjo është një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo e kampionatit. Kupa ka specifikën e vet. Kujtoj kur luajtëm në fazën e parë në Valencia, pësuam dhe më pas na u desh të përmbysnim rezultatin.

Asokohe ishte i kënaqur që fituam këtu, sepse atmosfera ishte e mrekullueshme. Nuk ishte e lehtë dhe kështu do të jetë sërish. E përsëris, është ndeshje kupe me specifikën e vet.

Është e sigurt se nuk mund të fitojmë trofe në këtë ndeshje, por mund ta humbasim mundësinë për të fituar një trofe”, tha Flick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot