Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ardhjen në Kosovë, për vizitë te babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiq.

Ai ka shkruar se gjyqtarët e kanë refuzuar kërkesën për vizitë.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq në rrjete sociale.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit