Tebas i përgjigjet “flakë për flakë” trajnerit të Realit

- Bota Sot

Tebas i përgjigjet “flakë për flakë” trajnerit të Realit

Vetëm 30 minuta pasi Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp dhe tha, në përgjigje të deklaratave të Tebas, se “askush te Real Madridi nuk ka humbur toruan”, presidenti i La Liga-s reagoi menjëherë në rrjetin social “X”, duke kritikuar qëndrimin e klubit madrilen për çështjen e arbitrimit.

“Carlo, qëndro i qetë…”, – e nisi Tebas mesazhin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt fjalëve të trajnerit italian që “Tebas të jetë i qetë”, dhe më pas shtoi një tekst të gjatë: “Kampionati spanjoll nuk është i manipuluar, të gjithë duam përmirësime në organizimin e arbitrimit, gjë që e kemi kërkuar prej kohësh. Megjithatë, është interesante se Real Madridi, që tani është kaq i shqetësuar, ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të RFEF deri në nëntor të vitit 2023 dhe nuk tha asnjë fjalë”.

Tebas vazhdoi duke kritikuar videot e Real Madrid TV dhe mungesën e propozimeve konkrete nga klubi madrilen për të përmirësuar situatën në arbitrim: “Deri atëherë, kishin kaluar muaj që kur doli në dritë çështja ‘Negreira’, por ndërkohë, Real Madrid TV vazhdonte të na ‘argëtonte’ me videot e tij kaq ‘objektive’ për gjyqtarët. Pse nuk ka pasur asnjë propozim, as në Federatë dhe as në La Liga?”

Më tej, presidenti i La Liga-s hodhi poshtë pretendimet e Realit për ndryshimin e modelit të pronësisë dhe “shtetëzimin” e La Liga-s, duke ironizuar: “As justifikimi për ndryshimin e modelit të pronësisë dhe as shtetëzimi i La Liga-s nuk besohet më nga më naivi. Mos është ky një justifikim i ri? Sepse tashmë e kemi dëgjuar këtë teori nga disa zëdhënës me tone të larta”.

Reagimi i Tebas erdhi pas fjalëve të Ancelottit në konferencën për shtyp, ku trajneri i Real Madridit nuk iu shmang asnjë çështjeje. I pyetur për deklaratat e Tebas një ditë më parë, ai u përgjigj: “Para një ndeshjeje kaq të rëndësishme ndaj Atletico Madridit nuk do të doja ta prekja këtë temë. Tebas mund të jetë i qetë, sepse askush nuk e ka humbur toruan këtu.

Thjesht kemi kërkuar shpjegime për të përmirësuar një sistem për të cilin, nga sa dëgjoj, askush nuk është i kënaqur. Të tjerët nuk janë të kënaqur, sepse mendojnë se është një sistem që favorizon Real Madridin, por kur Real Madridi dëshiron ta ndryshojë sistemin, të tjerët duan ta refuzojnë atë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot