Është mbyllur takimi i javës së 23-të në ligën spanjolle. Takimi hapës i javës dhuroi emocione në Madrid.
Rayo Vallecano fitoi falë një goli ndaj klubit të “fenomenit” brazilian. Klubi spanjoll i Ivan Balliu mposhti Real Valladolid me shifrat minimale 1-0.
Golin e fiotres për ekipin e shqiptarit e shënoi Garcia në minutën e 71-të dhe solli festë të madhe në tribunat e stadiumit të një prej lagjeve të kryeqytetit spanjoll.
Legjionari me numrin 20 tek klubi i La Liga nuk u preferua sot. Madje, anësori nuk u hodh as si zëvendësues në fushë. Megjithatë, pavarësisht vendimeve të teknikut të Rayas, lojtari kuqezi festoi së bashku me ekipin 3 pikët.
Ekipi i vogël nga qyteti i Realit dhe Atleticos mbetet në pozita europiane pasi pas fitores sot ngelet në vend të 6-të.
Për momentin, Balliun mund ta shikojmë në Conference League në sezonin që vjen nëse gjërat shkojnë kështu për bardhekuqtë ku bën pjesë “ylli” kolumbian, James Rodriguez.