Antonio Di Natale lavdëron Conten

- Bota Sot

Antonio Di Natale lavdëron Conten

Ish-sulmuesi i Udineses, Antonio Di Natale, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur për ndikimin e Antonio Contes te Napoli dhe garën për titullin kampion.

“Këtë vit po argëtohem më shumë. Conte është një fenomen, po bën një kryevepër.

Ai i ka ndryshuar mentalitetin ekipit, i ka dhënë një mentalitet fituesi”, ka thënë ai.

“Titulli do të zhvillohet mes Napolit dhe Interit. Pesë ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare, do të fitojë ai që do të gabojë më pak”, u shpreh Di Natale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot