Ismajli i pavendosur për të ardhmen

- Bota Sot

Ismajli i pavendosur për të ardhmen

E ardhmja e Ardjan Ismajlit nuk është vendosur ende.

Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshejeje të re.

“Ismajlit i kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar.

Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne.

Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike.

Sido qoftë përgjigja e tij ne e rrespektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesiosnit të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot