Barcelona tregon fuqinë në Sevillë, dy pikë larg Realit

- Bota Sot

Barcelona tregon fuqinë në Sevillë, dy pikë larg Realit

Barcelona ka shkëlqyer në stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan" në Sevilla. 

Skuadra e Barcelonës ka shënuar firore me rezultat 4:1 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Spanjës. 

Vargas shënoi në minutën e 8-të për Sevillën dhe Lewandowski (7), Lopez (46), Raphinha (55) e Garcia (89) për Barcelonën. 

Nga minuta e 60-të Barcelona mbetet pa një lojtar, Lopez përjashtohet direkt me karton të kuql

Real Madridi kryeson me 50 pikë, i ndjekur nga Atletico Madridi me 49, Barcelona 48 dhe Sevilla renditet në pozitën e  13-të me 28.



Lexoni të gjitha në Bota Sot