Lindon Emërllahu i ka dhënë fund eksperiencës me Ballkanin.
Futbollisti kosovar do të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Rumani, ku është nisur në orët e hershme të ditës së sotme.
Më saktësisht, mesfushori kosovar pritet t’i bashkohet Clujit, ndërsa nga shitja e tij kampioni aktual i Kosovës mund t’i përfitojë 800 mijë euro deri në 1 milion euro.
22 vjeçari i ka zhvilluar 23 ndeshje me Ballkanin në këtë edicion, ndërsa i ka shënuar tre gola dhe e ka bërë një asistim. Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar – Transfermarkt është 1 milion euro.