Shqetëson prapavija, Dinamo ka pësuar shumë gola

- Bota Sot

Shqetëson prapavija, Dinamo ka pësuar shumë gola

Dinamo ka shfaqur probleme në prapavijë në të gjitha ndeshjet e 2025-ës, ku ka pësuar gjithmonë gol.

Ka diçka që nuk shkon në këtë situatë, që u ka kushtuar bluve pikë të lëna.

Trajneri Daja ka parimin se duhet mbrojtur si skuadër dhe po ashtu duhet sulmuar si skuadër, por së fundi disa episode me gabime individuale kanë ndikuar në këtë drejtim.

Ndoshta është edhe çështje fati, sepse 2 nga golat e pësuar kanë qenë autogola, por gjithashtu është fakt se prapavija nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ka munguar portieri Sali dhe portën e Dinamos këtë periudhë e ka mbrojtur Teqja, i cili në asnjë rast nuk ka mundur ta ruajë rrjetën të paprekur. Edhe lojtarët e mbrojtjes nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë, ndaj dhe skuadra ka vuajtur në 4 ndeshjet e kampionatit për 2025-ën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot