Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, masë sigurie edhe ndaj 5 biznesmenëve

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, masë sigurie edhe ndaj 5 biznesmenëve

Me urdhër të GJKKO, është caktuar  sot masa e “arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ajo e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas raportimeve të deritanishme, ka masë sigurimi “detyrim paraqitje” edhe ndaj 5 personave të tjerë.

• Ky arrestim vjen pas një hetimi të nisur muaj më parë, në kuadër të hetimit pasuror. Kontrollet e para në banesën e kreut të bashkisë Tiranë nisën më 6 Dhjetor 2024, ndërsa 20 ditë më vonë ai dëshmoi për rreth 5 orë në SPAK. Në pyetje nga hetuesit është marrë edhe Xoxa.

•Në një njoftim më herët, SPAK ka njoftuar se Veliaj po hetohet për kryerjen e disa veprave penale, “korrupsion aktiv”, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”.

• Pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar për rastin e bujshëm. /tvklan



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit