Te Vllaznia atmosfera është mjaft pozitive, me shkodranët që vazhdojnë të marrin rezultatet pozitive, teksa e shikojnë vetën vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese.
Fitorja me Bylisin sigurisht ka gëzur drejtuesit, me Thomas Brdaric që ka vendosur të shpërblejë ekipin.
Timonieri u ka dhënë lojtarëve 2 ditë pushimi në këtë fillim jave, një mënyrë kjo që futbollistët të rikuperojnë energjitë e shpenzuara deri më tani. Saktësisht kuqeblutë pritet të zbresin sërish në fushën e lojës ditën e nesërme, për të nisur më pas përgatitjet për sfidën me Dinamon.
Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.
Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 25-të, ndërsa është edhe një duel direkt mes tyre për vendet e para në tabelën e klasifikimit.