Sulmuesi i Arsenal jep lajmin e madh

- Bota Sot

Sulmuesi i Arsenal jep lajmin e madh

Tek Arsenal të gjithë janë më sytë nga infermieria, teksa presin lajme të mira nga disa prej të dëmtuarve e në veçanti nga Bukayo Saka.

Sulmuesi anaglez ndodhet aktualisht në Dubai, ku është duke punuar në palestër për të rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fund të dhjetorit.

Anësori i Arsenal, Bukayo Saka, iu nënshtrua një operacioni në muskulin e djathtë të kofshës. Anglezi ka një muaj e gjysmë jashtë fushës, por do t’i duhet të shikojë nga TV lojën e bashkëlojtarëve edhe për pak kohë.

Megjithatë, 23-vjeçari ka postuar në Instagram një foto ku shihet duke u stërvitur në palestër në Dubai, shoqëruar me një orë rëre duke komentuar pamjet: “Po kthehem”.

Rikthimi i tij do të jetë padyshim një lajm i shkëlqyer për trajnerin Mikel Arteta, që i ka të limituara zgjedhjet në sulm, ku mungon edhe Raheen Sterling.



Lexoni të gjitha në Bota Sot