Një nga ndeshjet play off në Champions League që do të luhet sot në mbrëmje është ajo që do të zhvillohet në Lisbonë mes skuadrës vendase të Sporting dhe Borussia Dortmund.
Para ndeshjes ka folur Niko Kovaç, trajneri i ekipit gjerman.
“Ne kemi një atmosferë të zjarrtë përpara nesh. Dhe një kundërshtar shumë i fortë, i cili do të na shkaktojë probleme kur ata të kenë topin. Duhet të punojmë së bashku në një mënyrë shumë të përqendruar për 90 minuta.
Jam i bindur se do t’ia dalim mbanë”, tha Kovaç.
Trajneri i ri është inkurajuar nga fakti që ekipi i tij po reagon: “Ne pamë disa lojtarë premtues kundër Shtutgart. Ne treguam në stërvitje dhe në video se si duam të luajmë. Thjesht duhet ta zbatojmë atë në praktikë, duhet të marrim vendimet e duhura. Do t’ia arrijmë”.
“Do të duhet të përpiqemi të kufizojmë sulmuesin e tyre më të mirë, Viktor Gyökeres.
Është e jashtëzakonshme të jesh kryesues në Portugali, sepse ka dy skuadra të tjera të mëdha si Benfica dhe Porto. Pres një ndeshje të vështirë, por ekipi im është i përgatitur mirë. Është e para nga dy ndeshjet”, shtoi Kovaç.