Egnatia ruan kreun, derbi kryeqytetas mbyllet në barazim

- Bota Sot

Egnatia ruan kreun, derbi kryeqytetas mbyllet në barazim

Java e 24-t e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e djeshme me dy sfidat e fundit, Skënderbeu – Laçi dhe Teuta – Dinamo City.

Laçi triumfoi me shifrat 0-2 ndaj Skënderbeut në transfertën e Korçës ndërsa sfida Teuta – Dinamo City u mbyll në barazim 0-0.

Të dielën, derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana përfundoi në barazim 1-1. Egnatia fitoi 2-1 në transfertën ndaj Elbasanit, duke ruajtur kreun e renditjes me 45 pikë.

Ndërkohë, Vllaznia mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Bylisin në “Loro Boriçi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot