Nuk po shkëlqen këtë sezon, mesfushori holandez me “valixhe gati” në verë

- Bota Sot

Nuk po shkëlqen këtë sezon, mesfushori holandez me “valixhe gati” në verë

Ruben Loftus-Cheek nuk bën pjesë në planet e Milanit për të ardhmen.

Mesfushori po kalon një sezon të vështirë, me formën fizike që nuk është e mirë, ndikuar edhe nga dëmtimet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, kuqezinjtë do të vlerësojnë ofertat në verë për lojtarin që iu bashkua kuqezinjve në vitin 2023 për 15 milionë plus 3 bonuse.

29-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon në kampionat, por pa mundur dot të kthehet në protagonist.

Në shtëpinë e Milanit ka ende shumë çështje që presin zgjidhje, por fillimisht duhet të mbyllet ky edicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot