Ancelotti injoron formën e shkëlqyer të Liverpoolit

- Bota Sot

Ancelotti injoron formën e shkëlqyer të Liverpoolit

Carlo Ancelotti nuk e sheh Liverpool si skuadrën favorite për të fituar Champions League. Ky nuk është një pohim i drejtpërdrejtë i tij, por nuk e përmendi si skuadër favorite.

Duke folur para ndeshjes me City, italiani deklaroi: “Ka vetëm dy skuadra që mund ta mbyllin sezonin duke e fituar këtë kompeticion. Jam i bindur se do të jetë njëra prej nesh, Real Madrid ose City”.

“Do të varet shumë nga qëndrueshmëria dhe vetëbesimi. Nuk bëhen lehtë këto parashikime.

Kemi luajtur shumë shpesh kundër dhe duket si një klasike futbolli”.

“Është ndeshja më e vështirë që mund të kemi dhe këtu nuk përfshij formën aktuale të skuadrave.

Kanë trajnerin më të mirë. Të kesh atë përballë, ke makth gjatë ndeshjesh, sepse gjithmonë ka ide që të bëjnë të mendosh”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot