Nëse ka një lojtar për të cilin jemi krenarë që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, ai është Berat Gjimshiti.
Kapiteni ynë kuqezi këto ditë arriti në kuotën e 10 asisteve në Serie A.
Edhe pse luan si qendërmbrojtës, ai gjithmonë ka treguar se ka mentalitetin e duhur për të ndihmuar skuadrat ku ka luajtur për të gjetur rrugën e rrjetës.
Gjimshiti ka 8 vite që luan në futbollin italian.
Sezon pas sezoni, ai gjithmonë e ka dhënë minimalisht një asist.
31-vjeçari tashmë konkuron edhe për numrin e paraqitjeve në Serie A në krahasim me qendërmbrojtës të tjerë, duke u ngjitur në 10 vendet e para me 273 ndeshje gjithsej.