Reali e publikon formacionin zyrtar

- Bota Sot

Reali e publikon formacionin zyrtar

Ndeshja më e rëndësishme e natës së sotme në Ligën e Kampionëve është ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje do të luhet në “Etihad Stadium” në kuadër të play-offit për kalim në 1/8 e finales.

Ndeshja nis nga ora 21:00, por si gjithmonë, Real Madridi e publikon formacionin shumë më herët seç e bëjnë klubet tjera.

Nga fillimi për skuadrën e Ancelottit do të luajë Eduardo Camavinga, i cili do të zëvendësojë Valverden, që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ferland Mendy do të luajë në anën e majtë të mbrojtjes.

Sulmi do të përbëhet nga Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Rodrygo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot