Shqiptarët e Kosovës rrëzuan Liverpoolin, ja notat

- Bota Sot

Shqiptarët e Kosovës rrëzuan Liverpoolin, ja notat

Stuttgart U-19 është kualifikuar në të 8-tën e finales së UEFA Youth League.

Futbollistët nga Kosova, Eliot Bujupi dhe Deli Hajdini, janë prej me të merituarve që skuadra gjermane e ka mposhtur me penallti me rezultat 5:3 Liverpoolin U19.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0).

Bujupi shënoi në minutën e 8-të.

Reprezentusi i Kosovës, Bujupi, u paraqit titullar, ndërsa Deli Hajdini nga minuta e 46-të.
Bujupi dhe Hajdini shënuan nga penalltitë.

Bujupi është vlerësuar me notën 7.4 e Hajdini me 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Lauri Penna i Stuttgart U-19 është lojtar i ndeshjes me notën 8.3.



Lexoni të gjitha në Bota Sot