Newcastle “djeg” Barcelona-n dhe Real-in, është shumë afër talentit

- Bota Sot

Newcastle “djeg” Barcelona-n dhe Real-in, është shumë afër talentit

Sulmuesi i Malaga-s, Antonio Cordero po shfaqet si objektiv i Newcastle.

18-vjeçari, i njohur si Antonito, është një objektiv i konfirmuar për Barcelona-s dhe Real Madrid-in. Në të vërtetë, Barça kishte një ofertë të refuzuar nga Malaga për Antoniton verën e kaluar.

Të dy gjigantët e La Liga-s mbeten në gjurmët e adoleshentit, megjithëse tani përballen me konkurrencën nga Newcastle.

Daily Mail thotë se Newcastle tani është afër të mposhtë Real Madrid-in dhe Barcelona-n për nënshkrimin e 18-vjeçarit.

Antonito ka vizituar Newcastle, drejtori sportiv i të cilit Paul Mitchell tani ka nisur negociatat me përfaqësuesit e tij.

Brenda Newcastle ka një optimizëm të madh se ata do të arrijnë transferimin e Antonitos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot