Menaxheri flet për të ardhmen e dy mbrojtësve të Interit:

- Bota Sot

Menaxheri flet për të ardhmen e dy mbrojtësve të Interit:

Federico Pastorello, një menaxher i njohur i lojtarëve, foli për të ardhmen e Stefan De Vrij dhe Francesco Acerbi, dy mbrojtësve të Inter.

“Inter është shumë i kënaqur me ta dhe do të duhet të bëjë disa vlerësime.

Të dy lojtarët kanë një opsion në kontratën e tyre për të rinovuar kontratën”, tha Pastorello.

Më tej, ai komentoi: “Ekziston gjithashtu një çështje moshe dhe politika e re investuese në kompaninë e re për të rinjtë”.

“Por, duhet thënë edhe se tifozët duan të fitojnë kampionate dhe kupa dhe për këtë kanë nevojë për kampionë, siç janë këta të dy. Vendimi do të merret në fund të prillit”, tha menaxheri i dy lojtarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot