Gasperini ngre alarmin

- Bota Sot

Gasperini ngre alarmin

Atalanta u mposht mbrëmjen e djeshme nga Klub Bryzhi me rezultatin 2-1.

Belgët triumfuan në minutën e 94-t falë një penalltie që hapi plot polemika.

Gasperini ka shfryrë pas ndeshjes, duke thënë se tashmë futbolli po tjetërsohet. Ai akuzon lojtarët se simulojnë sapo u jepet mundësia për të vjedhur diçka nga arbitri. Një mënyrë loje të cilën nuk e dëshiron aspak.

“Drama është se jemi duke e infektuar të gjithë futbollin, i cili po shkon në një drejtim jashtë këtij sporti.

Secili ka një ide tërësisht ndryshe për goditjet e dënimit. Drama e futbollit të sotëm është kontakti.

Ditët e djeshme shumica e lojtarëve hidhen vetë dhe bërtasin, e gjitha e qëllimin për të vjedhur diçka. Nuk i di më rregullat e futbollit.

Kontaktet në futboll nuk janë më të dallueshme. Pasi të gjithë hidhemi si pinguinë, do të fillojmë të vrapojmë si pinguinë gjithashtu.

Futbolli po tjetërsohet në një sport tërësisht të ndryshëm”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot