E ka emrin e ish lojtarit të madh në botë, futbollisti shqiptar nënshkruan me Hoffenheimin

- Bota Sot

E ka emrin e ish lojtarit të madh në botë, futbollisti shqiptar nënshkruan me Hoffenheimin

Futbollisti shqiptar, Zidan Tairi ka nënshkruar një kontratë profesionale me ekipin nga Bundesliga gjermane, Hoffenheim.

17-vjeçari mban emrin e legjendës franceze, Zinedine Zidane.

Edhe pozita e tij është mesfushor ofensiv dhe i krahut. Falë paraqitjeve të mira në grupmoshat e reja te klubi gjerman, Tairi ka fituar besimin e drejtuesve të Hoffenheimit, të cilët ia kanë dhuruar kontratën profesionale deri në vitin 2028.

“Ai është plotësisht i gatshëm si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai e kupton shumë mirë lojën dhe ka aftësi fantastike dhe të nevojshme”, ishte shprehu ditë më parë drejtori sportiv i Hoffenheimit për “Blick”, Frank Kramer.

Kujtojmë se Tairi luan për grupmoshat e reja të Kombëtares së Zvicrës, por ka mundësi që të zgjedh mes Shqipërisë dhe Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot