Barcelona “blindon” Pau Cubarsi. Klubi spanjoll ka finalizuar me sukses marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2029 të qendërmbrojtësit 18-vjeçar, i cili është kthyer në një shtyllë të mbrojtjes së katalanasve.
Pau Cubarsí vazhdon të hedhë hapa të fortë në karrierën e tij dhe të vendoset si një nga xhevahiret më të mëdha të Barcelonës. Vetëm 18 vjeç,
mbrojtësi i ri ka treguar një pjekuri të pazakontë për moshën e tij, duke e bërë klubin e tij të sigurojë vazhdimësinë e tij.
Ecuria e tij ka qenë shumë e mirë, aq sa vlera e tij në treg ka arritur tashmë në 70 milionë euro, shifër që pasqyron potencialin e jashtëzakonshëm që ka përpara.