FSHF, drejt përfundimit të investimit në fushën me bar artificial në Shtoj të Shkodrës

- Bota Sot

FSHF, drejt përfundimit të investimit në fushën me bar artificial në Shtoj të Shkodrës

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në të gjithë vendin, Federata e Futbollit është në përfundim të ndërtimit të një fushe moderne me bar artificial në Shtoj të Shkodrës.

Fusha e re do të ofrojë një hapësirë cilësore për stërvitje, duke përmbushur standardet më të larta për fushat me bar artificial.

Ky investim i Federatës pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në komunitetin sportiv të zonës, duke i dhënë mundësi të rinjve të Shkodrës të angazhohen më shumë në futboll.

FSHF po zbaton disa projekte infrastrukturore në qytete dhe zona të ndryshme të vendit, duke synuar të forcojë bazën e futbollit shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot