Barcelona, në verë fokusi te sulmi

- Bota Sot

Barcelona, në verë fokusi te sulmi

Merkatoja e dimrit u mbyll pa afrime të reja për Barcelonën. Prioriteti i klubit ishte regjistrimi i kontratave të Dani Olmo dhe Pau Víctor, duke shmangur shpenzimet e rrezikshme. Deco, drejtori sportiv i blaugranave, u përqendrua më shumë te rinovimet e lojtarëve kyç si Araujo, Pedri dhe Gavi.

Me afrimin e merkatos së verës, Barcelona do të duhet të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në repartin e sulmit. Hansi Flick dëshiron një sulmues me instinkt goli dhe aftësi driblimi, ndërsa klubi po shqyrton nëse ka ardhur momenti i duhur për të nisur tranzicionin në pozicionin e qendërsulmuesit.

Lewandowski, i cili këtë verë do të mbushë 37 vjeç, do ta rinovojë kontratën dhe vazhdon të konsiderohet shtyllë e ekipit. Megjithatë, brenda klubit ka një debat për rolin e tij të ardhshëm, pasi Barça duket më e rrjedhshme në fazën ofensive kur polaku nuk është në fushë.

Një nga emrat më të lakuar është Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës, autor i 34 golave në po aq ndeshje. Kartoni i tij mund të kushtojë rreth 65 milionë euro, shifër e përballueshme për Barcelonën falë marrëdhënieve të mira me klubin portugez.

Sidoqoftë, disa drejtues do të preferonin një profil më të gjithanshëm si Alexander Isak i Newcastle. Muaji mars do të jetë vendimtar për strategjitë e merkatos së Barcelonës, me shumë faktorë ende në lojë. Lajmin e raporton “Sport”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot