Arne Slot nuk i mbajti dot nervat në fund të ndeshjes, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq për protestat për një faull të Betos në aksionin e golit, për të cilën mendonte se duhej anuluar.
Por kapiteni Virxhil van Dajk thotë se i gjithë tensioni erdhi si pasojë e një provokimi.
“Ishte një provokim i madh nga një lojtar.
Të gjithë e pamë dhe reaguam si skuadër.
Ju e dini se çfarë ndodh, kthehet në një rrëmujë të madhe. Arbitri e ka detyrë ta menaxhojë këtë situatë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse ishte në kontroll të plotë”, tha mbrojtësi holandez.
“Në garën për titull jemi në një pozicion solid. Duhet të jemi të gjithë në më të mirën tonë.
Ndeshjet e vështira po vijnë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është të fokusohemi te vetja dhe të mos shohim të tjerët”.