Gostivari synon kreun

- Bota Sot

Gostivari synon kreun

Drejtuesit e Gostivarit kanë dalë me një deklaratë për opinionin, duke adresuar faktin se skuadra nuk do të mund të luajë në stadiumin e saj, por me një optimizëm të madh ka paralajmëruar ambicie shumë të larta për pjesën e mbetur të sezonit dhe të ardhmen e afërt.

Drejtuesit e Gostivarit i kanë bërë thirrje të pranishmëve që të vazhdojnë të mbështesin të preferuarit e tyre në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, si dhe premtuan dorëzim falas të biletave para çdo ndeshje.

Ekipi i Gostivarit ka ambicie për të fituar titullin kampion, diçka që menaxhmenti e kishte premtuar kur e mori klubin në vitin 2021, dhe qëllimi përfundimtar është të performojë dhe të krijojë reputacion në Kupat Evropiane të UEFA-s.

Për sezonin e ardhshëm janë paralajmëruar edhe investime të reja, si ndërtimi i një fushe të re me ujitje dhe mirëmbajtje cilësore, në mënyrë që të krijohen kushtet më të mira të punës për ekipin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot