Manchester United ka pasur vështirësi në tregun e transferimeve gjatë viteve të fundi dhe për këtë arsye, ata janë fokusuar tek La Liga për të gjetur lojtarët e duhur.
Një prej pozitave që gjiganti anglez është i etur ta përforcojë në verë është ajo e sulmuesit qendror, pasi Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee nuk po bindin me paraqitjet e tyre.
United ka bërë biznes në Spanjë edhe në të kaluarën, ku së fundmi e dërguan Antonyn në huazim tek Real Betisi.
Në verë, mund të ketë një transferim që do të ndodhë nga Spanja tek ‘Djajtë e Kuq’ dhe lojtari që po përflitet për një kalim në ‘Old Trafford’ është Julian Alvarez.
Sipas një raportimi nga OK Diario, United është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për argjentinasin, i cili më parë ka qenë pjesë e rivalit të tyre Manchester Cityt.
Alvarez pati një fillim të ngadaltë të karrierës tek Atletico Madridi, por ai e ka gjetur formën në muajt e fundit.
Në total, ai ka realizuar 17 gola në 36 ndeshje për ekipin e Diego Simeones, teksa ka shtuar edhe katër asistime.
TyC Sports ka shpjeguar më shumë këtë raportim dhe ata kanë bërë me dije se asnjë ofertë nuk ka mbërritur në zyrat e Atleticos nga Unitedi.
Sidoqoftë, një lëvizje e tillë ka pak gjasa të ndodhë pasi Alvarez është i lumtur në Madrid dhe nuk dëshiron të ndryshojë ambient.