Rekordi i Interit ndaj ekipeve të mëdha këtë sezon një shqetësim për Inzaghin

- Bota Sot

Rekordi i Interit ndaj ekipeve të mëdha këtë sezon një shqetësim për Inzaghin

Aspekti më shqetësues i humbjes së Interit me rezultat 1-0 ndaj Juventusit është rekordi i tmerrshëm që ata kanë në ndeshjet ‘kokë më kokë’, me një mesatare prej vetëm 1.3 pikësh për ndeshje. 

‘Nerazzurrët’ patën mundësinë që ta tejkalojnë Napolin për të kaluar në vendin e parë në tabelë për herë të parë që nga tetori i vitit të kaluar, në rast se ata do të triumfonin ndaj ‘Zonjës së Vjetër’. 

Megjithatë, ata u mposhtën me rezultat minimal pas një goli të shënuar nga Francisco Conceicao duke bërë që diferenca me Napolin të jetë dy pikë. 

Simone Inzaghi rrëfeu për DAZN pas ndeshjes se Interi duhet të përmirësojë performancat e tyre në ndeshjet e mëdha dhe statistikat e shfaqin këtë si një problem të vërtetë. 

Në 10 ndeshje të luajtura ndaj tetë skuadrave të para të tabelës, kampioni në fuqi i Italisë ka arritur të regjistrojë një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje. 

Ata arritën fitore ndaj Atalantas, Lazios dhe Fiorentinas, por gjithashtu pësuan humbje nga Juventusi, Milani dhe Fiorentina. 

Ishte barazimi me rezultat 4-4 ndaj Juventusit në tetor, një ndeshje të cilën ata kanë qenë duke e udhëhequr me shifrat 4-2 para se Kenan Yildiz të realizonte dy gola. 

Interi po ashtu u ndal me barazim 1-1 nga Napoli dhe Milani si dhe gjithashtu me rezultat 2-2 nga Bologna në shtëpi. 

Lista e ndeshjeve të vështira nuk përfundon më kaq për Interin, pasi ata kanë para vetes duelin me Napolin që do të luhet më 2 mars në ‘Diego Armando Maradona’. 

Ata pastaj do të udhëtojnë tek Atalanta më 16 mars, pastaj si mysafir tek Bologna në prill, para se të jenë nikoqir të Romës dhe Lazios.



Lexoni të gjitha në Bota Sot