Lajm i mirë për tifozët e Realit

- Bota Sot

Lajm i mirë për tifozët e Realit

Federico Valverde dhe Lucas Vazquez e kanë kompletuar stërvitjen e së martës te skuadra e Real Madridit.

Valverde kishte një shqetësim fizik në ndeshjen e së shtunës ndaj Osasunas dhe i mungoi Realit në dy seancat e kaluara stërvitore. 

Vazquez i mungoi ekipit madrilen në dy ndeshjet e fundit, por ai do të përfshihet për ndeshjen ndaj Manchester Cityt. 

Është ende e paqartë nëse do të startojë ndaj Cityt. 

Reali të mërkurën nga ora 21:00 e pret Cityn në ndeshje kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve. 
“Los Blancos” triumfuan në ndeshjen e parë në “Etihad” me rezultatin 3:2. 

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në dispozicion do t’i ketë edhe dy mbrojtësit kryesorë të skuadrës, Antonio Rudiger dhe David Alaba.



Lexoni të gjitha në Bota Sot