Sky Sports raporton se Manchester City është futur në garë për të transferuar në verë yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz. Guardiola e sheh gjermanin si zëvendësuesin ideal të Kevin De Bruyne.
Belgu është në fund të aventurës me “Qytetarët” dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni. E ardhmja e De Bruyne me shumë mundësi do të jetë në MLS.
Ndaj, “Qytetarët” duan një zëvendësues ideal për De Bruyne dhe Guardiola ka vendour emrin e yllit të Leverkusen si kandidatin parë në listë. Wirtz vlerësohet rreth 140 milionë euro nga Transfermarkt, shifër e përafërt me atë që kërkon edhe Leverkusen.
Për 21-vjeçarin do jetë një garë e fortë, pasi interesohen dhe klubet e tjera gjigante si Bayern Munich, PSG, United, Chelsea dhe Real Madrid. Manchester City ofroi 100 milionë euro për të në merkaton e janarit, por oferta nuk u pranua nga Leverkusen.
Klubi i “Aspirinave” është i detyruar të pranojë largimin tij për një shifër të majme ekonomike, ndryshe do ta humbte si lojtar të lirë në verën e vitit 2026.