Sulmuesi ka rezultuar investimi i duhur

- Bota Sot

Sulmuesi ka rezultuar investimi i duhur

Juventusi është shumë i kënaqur me performancat e para të Randal Kolo Muani.

Sulmuesi ka rezultuar investimi i duhur, edhe pse ende është në fazë huazimi.

Klubi bardhezi ka vendosur që tani që ta blejë lojtarin e PSG, por duhet një sforco e madhe ekonomike për të. Plani për të mbushur arkën e klubit nis me sulmuesin Dushan Vlahoviq..

Ky i fundit nuk ka paraqitje dinjitoze me fanellën bardhezi dhe askush nuk e do në Torino, përtej faktit se është blerë shtrenjtë.

Për fatin e mirë të Juventusit, sulmuesi shtatlartë ka oferta nga Premier League dhe nga Arabia Saudite.

Kjo do ta ndihmojë shumë klubin italian për të siguruar mjaftueshëm buxhet për blerjen e Kolo Muanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot