Bytyçi në procedurë disiplinore

- Bota Sot

Bytyçi në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj fizioterapeutit të Malishevës, Ali Bytyqi!

Në raportin e KG të FFK-së shkruan se Bytyqi kishte goditur me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor Genc Nuza!

Ndeshja Malisheva – Ferizaj u zhvillua të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Malisheva fitoi 3:2.

Pas përfundimit të ndeshjes, Bytyqi iu afrua Zeqirit dhe e ofendoi, duke e goditur në fytyrë me grusht, ndërsa tentoi edhe të godasë me gur, por futbollistët dhe trajneri e ndaluan këtë incident!

Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes, ngjarja u shmang dhe Bytyqi u dërgua në lokalet zyrtare të klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot